Ballina Kronika Ngjarja në Cërrik, burri ndjek me kosore në dorë gruan dhe bashkëfshatarin!...

Ngjarja në Cërrik, burri ndjek me kosore në dorë gruan dhe bashkëfshatarin! Policia e arreston

112
0

Një ngjarje dramatike dhe e pazakontë ka ndodhur në Cërrik, që për pak sa nuk ka përfunduar në krim në familje.

Një 60-vjeçar ka kanosur pas sherrit me mjet bujqësor kosore jo vetëm bashkëshorten e tij 49-vjeçare, por edhe bashkëfshatarin e tij.

Pas denoncimit, policia vendore e ka vënë në pranga të dyshuarin Rr.D., ndërsa gruaja ka dëshmuar gjithashtu se i shoqi e përndiqte pas konflikteve familjare që kanë pasur së fundmi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. D., 60 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (kosore), bashkëshorten e tij 49 vjeçe dhe shtetasin A. GJ., 60 vjeç. Gjithashtu, 49-vjeçarja ka kallëzuar se shtetasi Rr. D. e ka përndjekur”, thuhet në njoftimin zyrtar, por nuk jepen detaje të hollësishme për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë vendore dhe hetimet janë ende aktive.