Ballina Aktualitet Lazarati “po shuhet”/ Banorët e fshatit, dikur të “lavdishëm”, sot mes emigrimit...

Lazarati “po shuhet”/ Banorët e fshatit, dikur të “lavdishëm”, sot mes emigrimit dhe varfërisë

93
0

Në rrugët e fshatit Lazarat sot sheh kryesisht të moshuar dhe gra të veshura me të zeza.

Heshtja ka zëvendësuar gjallërinë e dikurshme, kur fshati gumëzhinte nga zërat e të rinjve dhe jeta ishte më e pranishme në çdo cep. Sot, qendra e fshatit është thuajse bosh, me pak njerëz që dalin për të shkëmbyer ndonjë fjalë.

Të rinjtë janë larguar, shumica drejt emigrimit, të detyruar nga mungesa e punës dhe kushtet e vështira të jetesës.

Banorët thonë se fshati është lënë pas dore dhe se për vite me radhë janë ndjerë të diskriminuar për shkak të historisë së tij.

Ata që kanë mbetur përpiqen të mbijetojnë me pensione minimale, shpesh të pamjaftueshme edhe për nevojat bazë.

“Kush është në punë, kush ka ikur në emigrim, kush ka bërë shkollë në punë, të tjerët kanë emigruar. Fshati ynë ka qenë fshat i varfër, nga historiku ne te diskretituar kemi qenë tërë jetën s’na i kanë kthyer kokën”.

“Na japin një pension, as për ilaçe nuk na dalin, ja kjo është jetesa. Fshati është boshatisur kjo është qendra, këtu janë 4-5 pleq. Fshati është diskriminuar sa s’ka më ku të vej, detyrimisht do ikin djemuria këtu është shumë keq, jetesa është shumë keq. Iknin djemtë vajtën 10-12 vjet u kemi mallin se hallin nuk ua kemi”.

“Kanë harruar jetojmë a s’jetojme ne. a s’do t’ia dijë njeri fare”.

“Ky është Lazarat ta them si vajzë, ky tërë jetën nuk ka jetuar ka mbijetuar”.

Fshati Lazarat numëronte mijëra banorë, ndërsa sot aty jetojnë afërsisht 230 banorë kryesisht të moshuar.