Ballina Europë Bllokohen mjetet e policisë, po transportonin në gjykatë portugezin e akuzuar për...

Bllokohen mjetet e policisë, po transportonin në gjykatë portugezin e akuzuar për vrasjen e biznesmenit

108
0

Teksa këtë të hënë u zhvillua seanca e radhës gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin, eskorta që e shoqëronte u përball me vështirësi në qytetin e Lezhës.

Mjetet e Policisë së Burgjeve dhe ato të Policisë së Shtetit mbetën të bllokuara për disa minuta për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen prej muajsh në kuadër të sistemimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Si pasojë e situatës së krijuar, efektivët e armatosur zbritën nga automjetet për të garantuar sigurinë e të pandehurit, i cili transportohej nën masa të rrepta sigurie drejt ambienteve të gjykatës.