Ballina Sport Humbjet e njëpasnjëshme s’falen, Tirana shkarkon Ardian Nuhiun

Humbjet e njëpasnjëshme s’falen, Tirana shkarkon Ardian Nuhiun

102
0

Tashmë gjithçka është zyrtare, Ardian Nuhiu largohet nga posti i trajnerit që mbante te Tirana. Klubi bardheblu dhe trajneri nga Shkupi kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit.

Nuhiu u emërua në krye të Tiranës më 31 tetor të vitit 2025, duke i drejtuar kryeqytetasit në 18 ndeshje. Në këto sfida, 47-vjeçari ka fituar vetëm 4, duke barazuar në 6 dhe humbur plot 8 prej tyre.

Kështu, Nuhiu largohet dhe e lë Tiranën në pozita të vështira. Bardheblutë mbajnë vendin e parafundit (9-të) me 21 pikë të grumbulluara.