Ballina Europë Dosja Epstein/ Arrestohet ish-ministri britanik Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Arrestohet ish-ministri britanik Peter Mandelson

80
0

Peter Mandelson, ish-ministër britanik, është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre, pasi emri i tij u përmend në dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

“Oficerët kanë arrestuar 72-vjeçarin me dyshimin për shpërdorim detyre”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Sipas autoriteteve, arrestimi u krye në zonën e Camden, ndërsa Mandelson është shoqëruar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje.

“Kjo vjen pas urdhër-bastisjeve në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden”, shtoi zëdhënësi, duke theksuar se hetimet janë në vijim.

Më herët, ish-ministri Mandelson ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e plotë të akuzave, ndërsa pritet që zhvillimet e reja të sqarojnë pozicionin e tij ligjor.