Ballina Aktualitet Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores, Anila Bisha: Do...

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores, Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg

106
0

Aktorja Anila Bisha ka reaguar, pasi Gjykata Administrative e Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores për pezullimin e ministres virtuale “Diella”. Duke folur në një emision televiziv, Bisha deklaroi se nëse nuk do ia dalë me gjykatat shqiptare, do e çojë çështjen deri në Strasburg.

Aktorja thekson se i janë përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e ka marrë fare parasysh, ndërsa shton se ajo do të vazhdoj padinë edhe më tej.

“Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e merr fare parasysh. Por unë do të vazhdoj padinë time më tej. Nëse nuk ja dal me gjykatat tona, absolutisht çështjen do e çoj në Strasburg!”, thuhet në reagimin e aktores Anila Bisha.