Ballina Politika Gjinishi: Pse SPAK nuk arreston ata që kanë kërcënuar dëshmitarët e Ballukut?

Gjinishi: Pse SPAK nuk arreston ata që kanë kërcënuar dëshmitarët e Ballukut?

94
0

Pedagogu dhe analisti Ermir Gjinishi duke iu referuar deklarimeve lidhur me atë se çfarë është diskutuar në Komisionin për Imunitetin dhe Mandatet se dëshmitarët e çështjes Balluku ishin kërcënuar, shtroi pyetjen përse SPAK nuk i arreston ata që kanë kërcënuar.

Qëndrimi i shumicës ndaj drejtësisë ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka patur shantazh, pse ka patur edhe seancë në Kuvend edhe thirret ish-bashkëshorti në SPAK. Kjo nuk përbën lajm. Çështja Balluku nuk bëhet për një individ, por një grup njerëzish. SPAK duhet të kishte qenë më i saktë, kur ka abuzuar. Jo domosdoshmërisht e ka bërë zonja Balluku. Pyetja racionale që duhet bërë është: Ndërkohë që SPAK thotë se po kërcënohen dëshmitarët, pyetja është pse nuk arrestohen njerëzit që kërcënojnë?

Pyetja e fundit është: Pse po diskutojmë kaq shumë për Ballukun? Qeveria nuk pati këtë me Ahmetajn e të tjerë. Ke ministrat të tjerë që ikën. Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj drejtësisë na ka çuar në këtë kolaps të madh. Këta nuk heqin mandatin, nuk lënë të hetohen. Çfgarë do të bëjë SPAK’u? Është presion direkt ndaj SPAK. Rama po pret stabilitetin e marrëdhënieve me SHBA. Si do të bëjmë ne me njerëzit e korruptuar ne qeveri kur qeveria refuzon t’ua heqë kimunitetin?” – u shpreh Gjinishi.