Ballina Politika “Ergys Agasi u dorëzua”/ Arrestimi, reagon Tedi Blushi: Enigma mbetet, kur do...

“Ergys Agasi u dorëzua”/ Arrestimi, reagon Tedi Blushi: Enigma mbetet, kur do të “arrestohet” edhe kantina e verërave që ai administronte?

44
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetet sociale pas arrezstimit të Ergys Agasit.

Blushi ngre pikëpyetje për fatin e kantinës së verërave që administronte Agasi, duke pretenduar se aty ruheshin verëra Romanée-Conti të Edi Ramës.

“Kur do të ‘arrestohet’ edhe kantina e verërave që ai administronte?”, shkruan Blushi, duke shtuar se verërat “u ‘tretën’ brenda natës”, edhe pse kantina ruhej me policë te dera.

Postimi i plotë:

Ergys Agasi u dorëzua!

Por enigma mbetet: Kur do të “arrestohet” edhe kantina e verërave që ai administronte?

Ajo kantinë ku ruheshin verërat Romanée-Conti të Edi Ramës, që kushtonin sa pensionet e një Qarku të tërë dhe që u “tret” brenda natës, edhe pse ruhej me policë te dera.