Ballina Aktualitet “O Ergys o zagar, merre Ramën sa më parë”/ Arrestimi i Agasit,...

“O Ergys o zagar, merre Ramën sa më parë”/ Arrestimi i Agasit, protestuesit me thirrje elektrizuese ndalojnë te Policia e Tiranës

53
0

Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.

Me të mbërritur përpara ambientit ku po mbahet i prangosuri, qytetarët kanë shpërthyer në koret e tyre me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë.

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur protestuesit njëzëri në kor, duke kërkuar që pas tij të arrestohet edhe kreu i qeverisë.