Ballina Kronika Ergys Agasi i prangosur, policia po ushtron kontrolle në disa banesa dhe...

Ergys Agasi i prangosur, policia po ushtron kontrolle në disa banesa dhe ambiente

79
0

Ndersa Ergys Agasi po qendron  i prangosur ne ambjentet e policise, kjo e fundit, Policia po ushtron kontrolle në disa banesa dhe ambiente.

Ndër banesat e kontrolluara është dhe ajo e Uljan Shpatarakut, ish drejtorin e policisë së Elbasanit, krah i djathtë i ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda por dhe e Ergys Agasit..Ndërkohë në drejtorinë e Policisë Uljan Shpataraku është shoqëruar tek makina për të kontrolluar mjetin.

Ergys Agasi, i akuzuar se së bashku me Ermal Beqirajn krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin dhe zhvatjen e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes, u arrestua pasditen e sotme tek Plepat në Durrës. Agasi ishte duke udhëtuar me makinë me Uljan Shpatarakun.

Agasi, kërkohej nga SPAK që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe u ndalua në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës, së bashku me ish-punonjësin e policisë, Uljan Shpataraku. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim para tre javësh pasi kërcënoi kamerierin dhe administratorin e një hoteli në Dhërmi.

Biznesmenët Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi akuzohen se, së bashku me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe persona të tjerë, krijuan një skemë zhvatjeje të parave publike përmes dyfishimit të vlerës së tenderëve, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive, ndërkohë që për “eliminimin” e rivalëve u përdorën anëtarë të krimit të organizuar. Po ashtu, akuzohen edhe për pastrim parash.

Agasi ishte i fundit i arratisur prej të kërkuarve për dosjen e abuzimeve në AKSHI.