Ballina Europë ​Britania shqyrton mocionin për publikimin e dokumenteve konfidenciale që lidhen me ish-Princin...

​Britania shqyrton mocionin për publikimin e dokumenteve konfidenciale që lidhen me ish-Princin Andrew

58
0

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të debatojë për kërkesat që një anëtar i familjes mbretërore të mbajë më shumë përgjegjësi, pas arrestimit të ish-Princit Andrew dhe lidhjeve të tij me të dënuarin për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein.

Sipas Associated Press, ligjvënësit do të diskutojnë një mocion që kërkon publikimin e dokumenteve konfidenciale mbi emërimin e Andrew si përfaqësues special i Britanisë për tregtinë ndërkombëtare në vitin 2001.

Vëllai më i ri i Mbretit Charles III, i cili humbi titullin princ vitin e kaluar për shkak të lidhjes me Epstein, u arrestua javën e kaluar nën dyshimin për keqbërje në detyrë publike, pasi akuzohet se kishte ndarë dokumente konfidenciale me Epstein gjatë kohës si përfaqësues tregtar.

Andrew Mountbatten-Windsor, siç njihet tani, u lirua pa akuza, ndërsa hetimi vazhdon.