Ballina Lifestyle ‘Dhurata’ që e pagoi shumëfish! Bebe Rexha ndan episodin e pakëndshëm me...

‘Dhurata’ që e pagoi shumëfish! Bebe Rexha ndan episodin e pakëndshëm me ish-in

66
0

Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një histori personale mjaft të çuditshme nga një marrëdhënie e kaluar. Artistja shqiptaro-amerikane tregoi se gjithçka kishte nisur me një tapet maroken që ajo e kishte pëlqyer shumë gjatë një vizite në një qendër tregtare. Sipas saj, tapeti kushtonte rreth 3 mijë dollarë (2,500 euro), por në atë moment ajo kishte harruar kuletën.

“Ju betohem që kisha harruar kuletën time”, u tha ajo moderatorëve, duke shtuar se ish-i dashuri ishte ofruar ta paguante tapetin për të. Por historia nuk mbaron këtu. Më vonë, çifti kishte planifikuar një udhëtim luksoz në Turks and Caicos Islands, një destinacion i njohur për pushime ekskluzive. Sipas Rexhës, pushimi kishte kushtuar rreth 20 mijë dollarë dhe këtë herë ishte ajo që kishte vendosur kartën e saj për të mbuluar shpenzimet.

Në atë moment, ajo kujton se ish-partneri i ishte drejtuar me fjalët: “Zemër, e di çfarë? Nuk ke nevojë të më paguash për tapetin që të kam blerë, tani jemi baraz”. Kjo deklaratë e kishte lënë këngëtaren të habitur, pasi sipas saj, situata u trajtua si një “llogari” financiare brenda marrëdhënies.