Ballina Rajoni Vuçiç bisedon me Sorensenin, kërkon hapa konkretë për Asociacionin

Vuçiç bisedon me Sorensenin, kërkon hapa konkretë për Asociacionin

61
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me emisarin e Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut ndërmje Prishtinës dhe Beogradit dhe nevojën për një përfshirje më aktive të BE-së në këtë proces.

Vuçiq ka deklaruar se gjatë takimit ka theksuar sfidat me të cilat, sipas tij, përballet populli serb në Kosovë.

“Një bisedë e hapur me Peter Sorensen rreth rrjedhës aktuale të dialogut me Prishtinën dhe vazhdimit të tij me një përfshirje më aktive të BE-së.

Në veçanti, theksova sfidat me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për pozicionin e popullit serb në Kosovë dhe shpreha shqetësim për qëllimin e Prishtinës për të filluar zbatimin e vendimeve të reja përshkallëzuese dhe thellësisht diskriminuese nga 15 mars”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Po ashtu, Vuçiç ka kërkuar ndërmarrjen e hapave konkretë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se serbët në Kosovë presin prej 13 vitesh.

“Jam i bindur se është në interes të të gjitha palëve të shmangin lëvizjet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të këmbëngulin, me ndërmjetësimin e BE-së, në zbatimin e plotë të detyrimeve të marra përsipër dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, ka shtuar ai.