Ballina Kronika Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit...

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtua

145
0

Teksa ndodhet në kërkim ndërkombëtar si i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, Bledar Polovina kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO.

Polovina po gjykohet në një proces të veçuar bashkë me Amar Shkëmbin. Kërkesa e tij u rrëzua për shkak se nuk ishte depozituar sipas formës së kërkuar nga ligji, për shkak se i ishte dërguar me e-mail avokatit të tij.

Në seancë u relatua se Polovina nuk ishte gjetur në adresat e tij. Gjykata tha se nga Interpol Tirana është marrë informacion se Polovina është lokalizuar në SHBA dhe se i është dërguar kërkesë për ekstradim autoriteteve amerikane, por sipas shkresës që Interpol i ka sjellë gjykatës nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces.

Më tej, seanca e së mërkurës u ndërpre dhe shty për më 11 mars, pas kërkesës së avokatit të Amar Shkëmbit për t’u njohur me aktet e dosjes.