Ballina Kronika DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas, drejtonin automjetin pa leje drejtimi

DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas, drejtonin automjetin pa leje drejtimi

126
0

Specialistët për qarkullimin rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar në lagjen nr. 13, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-E. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-A. H., 35 vjeç, banues në Manëz dhe Sh. B., 67 vjeç, banues në Jubë, pasi në rrugën e Gjirit të Lalzit, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. H. është përplasur me motomjetin që shtetasi Sh. B. e drejtonte pa leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-Q. M., banues në Durrës, pasi në rrugën “Vllazërimi”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.