Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që ai që drejtonte, janë gjetur një pistoletë sportive dhe lëndë piroteknike (fishekzjarrë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. B., banues në Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin e ekstraduar E. L. alias S. H. alias E. L., 36 vjeç, banues në Kamëz, caktuar nga Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 25.01.2022, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan me iniciativë shtetasin Xh. B., 24 vjeç, banues në fshatin Bukaq, Kavajë, pasi dje, ka kallëzuar babai i tij, se para disa ditësh, 24-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor, ka abuzuar seksualisht me të.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit N. M., 33 vjeç dhe I. M., 31 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se kanë goditur një 36-vjeçar, me sende të forta dhe mjet të mprehtë. 36-vjeçari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një piceri.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 32 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 31-vjeçar.
Specialiatët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







