Bill Gates, themeluesi i Microsoft-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka pranuar se ka pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse.
Ai i bëri këto deklarata gjatë një takimi të brendshëm në Fondacionin Gates, ku gjithashtu kërkoi ndjesë për kontaktet e tij të mëparshme me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qeli në vitin 2019.
“Kam pasur lidhje, një me një lojtare ruse të lojës bridge që e takova në evente të tilla, dhe një me një fizikante bërthamore ruse që e takova përmes aktiviteteve të biznesit,” u tha ai punonjësve, citon The Times.
Miliarderi shfaqet shpesh në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me Epstein. Dokumentet sugjerojnë se ata u takuan disa herë edhe pas dënimit të Epstein-it në vitin 2008.







