Ballina Kronika Tentoi të korruptonte policin në Kakavijë, vihet nën hetim 40 vjeçari

Tentoi të korruptonte policin në Kakavijë, vihet nën hetim 40 vjeçari

0
79

Një 40 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë.

40 vjeçari i ka ofruar 20 euro punonjësit për të hyrë në vend pa u regjistruar.

Procedimi penal nisi sepse 40 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu