Ballina Politika Raporti i PE: Arritje të dukshme, por hija e dhunës dhe paraburgimeve...

Raporti i PE: Arritje të dukshme, por hija e dhunës dhe paraburgimeve mbetet

79
0

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po diskutohet për Shqipërinë, ku u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se ndërsa Tirana zyrtare po i afrohet edhe më shumë anëtarësimit ajo duhet të intensifikojë punën për t’ju përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Theksin e vuri tek miratimi i legjilacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre.

“Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit.  Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre.  Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike”,– tha McAllister.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, ndërsa nënvizoi politikën tejet të polaziuar që ka vendi.

“Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.  Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim.  Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 20274-n është shumë më i arritshëm”,– tha Schieder.

Për Shqipërinë foli edhe eurodeputeti Andrey Kovatchev, i cili përmendi “çështjen Balluku” duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacënuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje tashmë nga Kuvendi pa vonesë.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim”,- tha Kovatchev.

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputeti Marco Tarquinio, ngriti shqetësimin e numrit të lartë të të paraburgosurve në vendin tonë.

Tarquinio shprehu vlerësimin e tij për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të heqë dorë nga nga e drejta e vetos në BE, si nga Komisioneri, që procesi i integrimit të ecë përpara.

“Tek polarizimi politik inbsistojmë sepse është shumë shqetësues, në një vend ku opinioni publik ka një impaktësi për integrimin evropian.  Respektimi i minoriteteve ka një avancim shumë të mirë.  Edhe reforma elektorale ka nisur, ka një bashkëpunim, me një komision që tashmë ka filluar punën, sigurisht me vështirësitë që i imagjinoni.
Edhe reforma territoriale është shumë e rëndësishme, është në vijim, që do të prekë edhe qeverisjen vendore. Dua të ndalem te një problem tjetër: Vendi ka gati 60% të njerëzve në burg të paraburgosur, pra pa një vendim të formës së prerë. Një shifër shumë e madhe. 

Çështje janë nisur edhe për ish Presidentin, kryetari i bashkisë Tiranës, apo edhe në hetim lideri i opozitës Berisha. Pra vendi është në një moment të rëndësishëm dhe delikat dhe duhet të dimë t’i ndihmojmë për një proces që t’i shpejtojë të gjithë elementët. Pika e fundit për lëvizjen spektakolare të Kryeministrit Rama që ka vënë në dispozicion që Shqipëria të heqë dorë si nga e drejta e vetos, si nga Komisioneri, që procesi të ecë përpara, është një moment që na mëson për bujarinë që duhet për të ndihmuar proceset, që na shërben edhe ne të gjithëve”,– tha Tarquinio gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.