Nga Basir Çollaku
Fjalimi 2 orësh i Ramës ishte mbushur me sikur, në deklarimet e tij dëshpëruse:
Po sikur halla të kishte koqe..
Po ja që si ka, e nuk ia vendos dot, ndaj i thonë xhaxha andej nga SPAK.
As tezen se bën dot Dajë. Se me Dajat ke punë me thes.
I vrerosur, inatosur, nakatosur, Edi Rama mblodhi delërinë e tij dhe ju mbajti një rrëke anti-drejtësi
Lëvdoi hajdurërinë e tij
Kërkoi mëshirë. Për varfanjakët me qera, pa bukë, pa ujë, me kacidhe nëpër xhepa, por ca qindra milionë euro të zgrapura nga xhepat e qytetarëve. Avokati i Ballukut e cila nuk harxhoi kohë me fjalimin e tij është një i pandehur publik. Turrej prokurorëve e gjyqtarëve, që duan ti çojnë në burg akulloren e qeverisë. Ata janë të qartë se kjo organizatë kriminale do të ketë shumë të pandehur.
Njëherësh AKSHI. Një organizatë tjetër kriminale vartëse e tij. Puseta aty është pafund. Siguria kombëtare është e cënuar rëndë nga të dy organizatat. Hapur kundër BE dhe SHBA Rama duket se mbajti një fjalim për funeralin e tij politik dhe të qeverisë së tij. Ai po negocionte burgun para kamerave. Mendon se është kryegjykatës.
Nuk e kundërshtuan. Por veç të pandehurve askush nuk e mbrojti. Ai e di. Fundi për të ka filluar. Nuk është kohë synetllëqesh ligjore. Dorëzimi i shefes, se tani Rama është zëvëndësi, është ultimatum pa kthim. Trafikantët e drogës, ortakët mafiozë kombëtarë dhe të huaj, mund ta kenë duartrokitur dhe uruar me sms në fund të recitimit.
Por kjo tregon se kërcënimi dëshnitarëve nga krimi i organizuar, ka qenë edhe për të si kryedëshmitar kryedëshnitar. Ndaj ai nuk ikën dot prej tyre. E sulmën Prokurotë e gjyqtarë. Nuk ikën, sepse ATA, kanosësit me jetë, nuk e lënë. Lodhet kot. Halla nuk do të bëhet dot xhajë..







