Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të licencuar dhe një tarife të caktuar për ofrimin e këtij shërbimi.
Por cilat janë tarifat që do të aplikohen?
Referuar burimeve nga tregu, tarifa minimale për një raport vlerësimi nis nga 100-150 euro për apartamentet dhe ndryshon sipas tipologjisë së pronës që do të rivlerësohet.
Konkretisht për shtëpi private apo vilë, tarifa mesatare për këtë shërbim varion nga 150-300 euro.
Për dyqanet, ambientet komerciale ekspertët e vlerësimit të pasurive aplikojnë një tarifë prej 200-300 euro. Për bar-kafe-restorante, tarifa varion nga 250-500 euro.
Për magazina aplikohet një tarifë mesatare 200-400 euro. Ndërsa për hotelet, raporti i vlerësimit të pasurisë do të paguhet mbi 500 euro.
Sa i takon rivlerësimit të tokave, për tokat arë, tarifa varion nga 150-200 euro. ndërsa për trojet për zhvillim, nga 200-400 euro.







