Ballina Europë Trafikonin lëndë narkotike në Milano, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Trafikonin lëndë narkotike në Milano, arrestohen dy shqiptarë në Itali

94
0

Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacinoi, janë arrestuar katër shqiptarë. Dy prej tyre janë arrestuar në Itali dhe dy të tjerë janë arrestuar në Shqipëri.

Kreu i organizatës kriminale, një shqiptar 34-vjeçar, është gjurmuar në Milano në rezidencën në via Veglia ku iu nënshtrua masës së paraburgimit me kusht, pas arrestimit të tij në flagrancë në tetor të vitit 2022, kur u gjet në posedim të rreth gjysmë kilogrami kokainë.

Një tjetër shqiptar u arrestua gjithashtu në Itali. 33-vjeçari, u gjurmua në Guidonia Montecelio, ku po vuante arrestin shtëpiak pas arrestimit të tij në korrik 2022 për posedimin e 150 dozave të kokainës. Dy të dyshuarit e tjerë, shtetas shqiptarë të moshës 33 dhe 34 vjeç, pas zgjatjes së kërkimeve në arenën ndërkombëtare nga Prokuroria Publike, u arrestuan në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi ka zbuluar më shumë se 1 mijë raste shitjeje, pa ndërprerje oraresh, me një xhiro që arrinte në disa qindra mijëra euro. Grupi kishte disa baza për ruajtjen dhe përgatitjen e drogës, makina për transport, telefona të enkriptuar për komunikim dhe numra të regjistruar në emra personash të tretë. Çdo anëtar kishte rol të përcaktuar.