Maddox, djali 24-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se e ka hequr mbiemrin “Pitt” nga mbiemri i tij i plotë, në titrat e filmit të ri “Couture”, ku interpreton Angelina Jolie. Revista “People” konfirmoi se roli i tij si asistent regjisor është listuar nën emrin “Maddox Jolie”.
Ish-çifti ikonik i Hollivudit ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2016 pas një dekade lidhjeje, gjatë së cilës ata mirëpritën gjashtë fëmijë. Të gjithë fëmijët e tyre fillimisht përdornin mbiemrin “Jolie-Pitt”, por që nga divorci i tyre, bëhet e ditur se fëmijët janë distancuar nga i ati, duke çuar edhe në goditjen e madhe për aktorin Brad Pitt, të mosmbajtjes së mbiemrit “Pitt” nga fëmijët e tij.
Disa nga vëllezërit e motrat e Maddox janë distancuar gjithashtu nga mbiemri i babait të tyre.
Zahara njihej me emrin “Zahara Marley Jolie”, kur u bashkua me shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha në qershor 2024, pak pasi motra e saj, Vivienne, 17 vjeç, u njoh me “Vivienne Jolie” në muzikalin “The Outsiders”, që ajo realizoi me nënën e saj, Angelina. Ndërsa vajza tjetër e ish-çiftit, 19 vjeçarja, Shiloh, gjithashtu paraqiti kërkesë ligjore për të hequr dorë nga mbiemri i Pitt në ditëlindjen e saj të 18-të dhe tashmë ajo njihet si Shi Jolie.
Një burim për revistën “Us” tha se Brad u shkatërrua nga kjo zgjedhje.
“Për të, ishte më shumë sesa një ndryshim emri, ishte një simbol i një ndarjeje më të thellë që ka qenë në zhvillim e sipër prej vitesh.”
Brad Pitt dhe Angelina Jolie finalizuan divorcin e tyre në dhjetor 2024 dhe që atëherë ai ka vazhduar të jetojë me stilisten e bizhuterive, Ines de Ramon, ndërsa përsa i përket statusit të Angelina, ajo thuhet se ka mbetur e fokusuar në balancimin e karrierës së saj dhe mëmësisë.







