Ballina Sport Dinamo rikthehet te suksesi, mposht Vorën me përmbysje

Dinamo rikthehet te suksesi, mposht Vorën me përmbysje

75
0

Dinamo u rikthye te fitorja në Superiore, pasi triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Vorës në transfertë, në ndeshjen e javës së 26-të.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte spektakolare dhe shumë e luftuar. Vora kaloi në avantazh në minutën e 52-të, me anë të Luis Felipe, por festa zgjati shumë pak.

Vetëm dy minuta më vonë, Dinamo riktheu baraspeshën me Malomon. Gjithçka u bë më e vështirë për vendasit në minutën e 67-të, kur Vrapi u ndëshkua me të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë.

Në superioritet numerik, skuadra e Dajës u hodh në sulm dhe golin e avantazhit e gjeti vetëm në fund. Ishte mbrojtësi Texeira, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonë, përmbysi rezultatin.

Me këtë sukses, Dinamo mban vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 26 pikë.