Antonio Rudiger e ka mbyllur me Gjermaninë. Mbrojtësi i Real Madrid ka konfirmuar se Botërori ishte kompeticioni i fundit për të me përfaqësuesen.
Postimi i Rudiger:
“Pas disa reflektimesh, ka ardhur koha që unë të përfundoj karrierën time me ekipin kombëtar dhe t’i hap rrugën brezit të ardhshëm.
Kur vesha për herë të parë fanellën e Gjermanisë në vitin 2014, nuk mund ta imagjinoja as në ëndrrat e mia se kjo do të çonte në 86 paraqitje ndërkombëtare.
Edhe pse nuk fituam titullin e madh në turnetë e fundit dhe pësuam disa humbje të dhimbshme, kjo kohë ka qenë një kapitull tepër i veçantë për mua, një kapitull që do të më formësojë përgjithmonë.
Një falënderim i madh shkon për:
Shokët e mi të ekipit: Për çdo ndërhyrje që luftuam së bashku dhe shoqërinë në dhomën e zhveshjes dhe akomodimin tonë – dhe mbi të gjitha, për miqësitë që do të zgjasin shumë përtej futbollit.
I gjithë stafi i trajnerëve dhe mbështetësve: Faleminderit për vitet e besimit dhe punën e palodhur prapa skenave. Një falënderim i veçantë shkon për Lëv, Hansi Flik dhe Julian Nagelsman, të cilët më shoqëruan dhe më ndikuan në udhëtimin tim me Gjermaninë. Por edhe mentorit tim në ekipin kombëtar U, Horst Hrubesch.
Dhe sigurisht juve tifozëve: Faleminderit për mbështetjen tuaj – veçanërisht për atmosferën e jashtëzakonshme në Kampionatin tonë Evropian 2024 në shtëpi.
Një kapitull i ri po fillon për mua tani, në të cilin do të përqendrohem tërësisht te klubi im.Faleminderit për udhëtimin së bashku. I juaji, Toni”.







