Ballina Aktualitet “Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë”/ Pankartat në protestën e 94-të,...

“Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë”/ Pankartat në protestën e 94-të, qytetarët kthejnë Ramë në “Pinok”: Kërkon të na përçajë, por…

42
0

Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave gjatë protestës së 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një prej pankartave vendos në qendër të kritikave gjendjen e sistemit shëndetësor, duke akuzuar qeverinë se ndërsa spitalet përballen me mungesë mjekësh dhe trajtimesh, oligarkët vijojnë të përfitojnë nga paratë publike pa u ndëshkuar.

“Spitalet pa mjekë e pa asnjë mjekim, oligarkët tuaj pasurohen pa asnjë ndëshkim”, shkruhet në pankartë.

Në një tjetër mesazh, qytetarët akuzojnë oligarkët për përfitime nga fondet e shëndetësisë dhe kritikojnë kryeministrin Edi Rama për reagimet e tij publike.

“Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë, Rama bën statuset e fundit të marrëzisë. Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?”, thuhet në pankartë.

Mesazhet janë pjesë e protestës së 94-të, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe të shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisë, duke vendosur në fokus edhe problematikat e sistemit shëndetësor dhe përdorimin e fondeve publike.