Ballina Aktualitet Tensione në protestë, tubuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, policia blindon godinën

Tensione në protestë, tubuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, policia blindon godinën

66
0

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë, por janë ndalur nga forcat e rendit.

Në këto momente, policia është vendosur “gardh” para godinës, duke penguar protestuesit të afrohen më tej. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë të futen në ambientet e Kryeministrisë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda në kryeministri.

Punonjësit e policisë u gjendën të papritur por më pas u bënë kordon, ndërsa në disa momente pati dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit thërrasin: Dorëheqje! Shporru!  Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren. 

Në orën 19:30 minuta FNSH dhe forcat shqiponja përforcuan kordonin policor, ndërsa protetuesit thërrasin kundra Edi Ramës dhe kundra policisë e cila nuk po mbron qytetarët.

Ata thërrasin: Arrestoni Ramën!

Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të një aksioni qytetar që ka nisur prej më shumë se tre muajsh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në listën e kërkesave të tyre përfshihen edhe ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.

Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar. Situata mbetet në zhvillim.