E gjithë Amerika mezi e priste këtë duel.
Një Shei Gilgës Aleksandër përballë Nikola Jokiçit është një nga sfidat më të mëdha që mund të ofrojë liga më e fortë e basketbollit në botë.
Dy yjet e mëdhenj u vunë përballë në Arenën e Oklahomës, ndërsa kampionët patën ndeshjen e ashpër ndaj njërit prej rivalëve kryesorë, Denverit.
Vendasit fituan 127-121, ndërsa Shej dhe Jokiç nuk zhgënjyen.
Ylli kanadez doli fitues parketi, ndonëse rivali pati statistika më të mira.
Gjithsesi, rëndësi ka suksesi I skuadrës, ndërsa Gilgës Aleksandër pati 36 pikë, 3 topa në tabela, 9 asiste, 2 vjedhje topi dhe dy bllokime gjuajtjesh.
Jokiç u përgjigj me tripëll dabëll, në një luftë të fortë që përfundoi vetëm pas 5 minutave shtesë, pra që zgjati si kohë e kronometruar 53 minuta.
Kapiteni I Denverit pati 23 pikë, 17 topa në tabela, 14 topa në tabela dhe një vjedhje topi.
Ky ishte tripëll dabëlli i 186-të për yllin serb, që ka dalë tri herë lojtari më I vlefshëm I sezonit të rregullt të NBA-së.
Rasëll Uestbruk është në nivelin 207, si rekordmeni për të gjitha kohët dhe rekordi I ri është vetëm çështje kohe.
Ekipi nga Kolorado kryesoi deri në pjesën e katërt në Oklahomë, por kampionët barazuan dhe ia dolën në kohën shtesë.







