Ballina Politika Protesta te vila e ish-diktatorit, Ina Zhupa: Të vetmet akte terroriste po...

Protesta te vila e ish-diktatorit, Ina Zhupa: Të vetmet akte terroriste po i bën qeveria me qytetarët që i vjedh dhe i varfëron çdo ditë

95
0

Deputetja e PD, kryetare e komisionit te kulturës Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratave publike për vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila u godit me molotovë dje, duke theksuar se “të vetmet akte terroriste po i bën qeveria me qytetarët, që i vjedh dhe i varfëron çdo ditë”.

Zhupa akuzoi mazhorancën si shkatërruese të trashëgimisë kulturore, duke kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, zhdukjen e kujtesës historike të Tiranës, ndërsa sot shfaq hipokrizi duke u indinjuar për një shenjë revolte ndaj vilës së diktatorit.

Reagimi i Ina Zhupës:

Shkatërruesit e trashëgimisë kulturore, ata që shembën mes natës me gaz dhe polici Teatrin Kombëtar dhe zhdukën çdo kujtesë historike të Tiranës, sot vënë kujën e vajit një shenjë revolte ndaj vilës së diktatorit.

Nuk ka hipokrizi më te madhe që pasi kanë rrënuar godina me vlerë, kanë fshirë histori e identitet, dhe kanë lënë në këmbë vetëm ndërtesat që lidhen me komunizmin, madje duke i rivitalizuar e glorifikuar, papritur u prekën se u gërvisht një simbol i diktaturës.

Ajo godinë nuk është thjesht një vilë artistike sic e përpoq ta përshkruante Blendi Gonxhja. Është simbol i një regjimi që shkaktoi vuajtje, internime, pushkatime dhe ndarje familjesh. Dhimbja që ajo periudhë ka lënë në familjet shqiptare nuk është fshirë.

Familjet e përsekutuara, demokratët që ende ndjejnë peshën e një tranzicioni të gjatë e të padrejtë, nuk mund të mbeteshin indiferentë kur simbolika e dhimbjes trajtohet me më shumë kujdes se vetë kujtesa kombëtare që u shkatërrua.

Te vetmet akte terroriste, sic e cileson Gonxhe revolten e qytetarëve , po i bën qeveria që çdo ditë përplaset me qytetarët anëmbane vendit, çdo ditë i vjedh, çdo ditë i varfëron.