Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet ish drejtori AKU, ka shkatërruar objekte pune dhe ka fyer...

DURRES/ Arrestohet ish drejtori AKU, ka shkatërruar objekte pune dhe ka fyer e kërcënuar punonjesit

346
0

Policia ka vënë në pranga 41 vjecarin E.V, 41 vjeç, banues ne Shijak lidhur me një ngjarje të ndodhur në ambjentet e institucionit AKU Durres. Sipas policisë ky shtetas ka hyrë në ambjente dhe ja shkatërruar objekte pune, objekte te cilat policia nuk i ka specifikuar. Po ashtu ky shtetas që banon në Shijak ka përdorur sipas policisë gjuhë fyese dhe kërcenuese ndaj punonjesve. Lidhur me këtë situatë, policia nuk ka dhënë arsyejet që kanë cuar në këtë situatë 41 vjecarin.

Informacioni Policise 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.