Kryeministri Edi Rama ndodhet te “Vila 31″ ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit. Në godinë ndodhen edhe artistët e huaj.
Rama ka shkuar të shohë nga afër jo vetëm dëmet e shkaktuara nga protestuesit, por edhe për të biseduar me artistët. Ata do të zhvillojnë një aktivitet që kryeministri do ta ndjekë.
Në momentin e sulmit nga molotovët, i cili ishte edhe përmbyllja e protestës së PD, ndodheshin 7 artistë brenda godinës dhe 3 persona të tjerë, pjesë e stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta. Artistët u terrorizuan, ndërsa vetë policia nuk e kishte parashikuar dot këtë skenar dhe nuk kishte marrë masa.







