Ballina Politika ‘Veliaj shkarkoi Ristanin’, Gjokutaj: Një ngjarje tipike mafioze, paralajmëron lirimin e të...

‘Veliaj shkarkoi Ristanin’, Gjokutaj: Një ngjarje tipike mafioze, paralajmëron lirimin e të arrestuarve për korrupsion

101
0

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas letrës së Erjon Veliajt që shkarkonte Ristanin nga drejtimi i Bashkisë Tiranë.

“Kjo ngjarje tipike mafioze provon katërcipërisht dhe paralajmëron lirimin e gjithë të arrestuarve për korrupsion të cilëve Rama ju ka borxh 4 mandatet e qeverisjes së tij!”, shkruan Gjikuataj.

“Lënia e Bashkisë Tiranë pa drejtues i hap rrugë propagandës Gebelsiane të Ramës që lirimi i Erion Veliajt është emergjencë pasi Bashkia ka mbetur pa Kryetar!”.

Postimi i plotë:

Të nderuar Miq!

Nuk ka bërë vaki në botë që një i burgosur për korrupsion me një mandat të rikthyer nga një Gjykatë Kushtetuese e korruptuar moralisht dhe e kapur politikisht pas 1 viti e gjysëm në burg kujtohet që na qenka Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe tërheq delegimin e Kryetares së komanduar duke e lënë Kryeqytetin pa Bashki që do të thotë një qytet në koma!

Por ky dekapitim i Tiranës nuk ka ndodhur as në respekt të Ligjit dhe as nga padija!

Kjo ngjarje tipike mafioze provon katërcipërisht dhe paralajmëron lirimin e gjithë të arrestuarve për korrupsion të cilëve Rama ju ka borxh 4 mandatet e qeverisjes së tij!

Lënia e Bashkisë Tiranë pa drejtues i hap rrugë propagandës Gebelsiane të Ramës që lirimi i Erion Veliajt është emergjencë pasi Bashkia ka mbetur pa Kryetar!

Ndërkohë të gjithë e kujtojmë momentin e arrestimit të Veliajt kur Rama pa pritur as verifikimin e ekzekutimit të vendimit të masës së sigurimit “arrest në burg” nga GjKKO vajti në Bashki dhe mori “çelësat” dhe “drejtimin” e saj!

Imagjinoni që projekti është që Erion Veliajn ta kemi përsëri në zyrë!

Bashkë me të edhe drejtorët e liruar të 5D!

Ky është rrethi vicioz dhe mafioz i Ramës dhe shokëve të tij burgaxhinj të cilët Revolucioni Pacifist i flamingove jo vetëm që nuk i largoi nga pushteti por i forcoi aq shumë sa që po lirojnë edhe shokët bashkëpunëtorë nga burgu!