Ballina Politika Berisha takim me shqiptarët në SHBA, PD publikon detajet e aktivitetit

Berisha takim me shqiptarët në SHBA, PD publikon detajet e aktivitetit

87
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti është njoftuar nga Partia Demokratike me sloganin “Freedom Works” dhe do të mbahet më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Takimi pritet të jetë një tjetër aktivitet i Berishës me komunitetin shqiptar në SHBA, ndërsa në fokus do të jenë mesazhet politike dhe bashkëbisedimi me shqiptarët e diasporës.

PD ka publikuar edhe posterin zyrtar të aktivitetit, ku Berisha shfaqet me simbolin e fitores dhe në sfond është vendosur Statuja e Lirisë.

Takimi me shqiptarët në Teksas vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, pas një periudhe disa vjeçare gjatë së cilës ai ka qenë subjekt i masave amerikane të ndalimit të hyrjes në territorin amerikan.