Shkencëtarët kanë zbuluar fragmentet më të mëdha të njohura të një meteori në ishullin estonez Saaremaa, i cili ka goditur Tokën më shumë se 3.000 vjet më parë.
Sipas mediave lokale, shkencëtarët polakë Andrzej Owczarek dhe Filip Nikodem gjatë kërkimeve të tyre zbuluan një fragment 40-kilogramësh të meteorit, së bashku me një pjesë tjetër me peshë 15 kilogramë dhe disa fragmente më të vogla.
Studiuesit besojnë se zbulimi sfidon teoritë e mëparshme se meteori kryesisht u avullua gjatë përplasjes ose u shpërbë në pluhur shumë të imët.
Fragmentet e gjetura në ishullin Saaremaa besohet se datojnë nga periudha 1600 deri 800 p.e.s.
Shoqata Polake e Meteoritëve në rrjetet sociale tha se zbulimet mund të përbëjnë “një kontribut të rëndësishëm” në verifikimin e teorive ekzistuese për shiun meteorik, duke u shprehur: “Urime kërkuesve!”







