Personi që shikoni në foton e mësipërme është 38 vjeçari Eno Flamuraj, i identifikuar si porositësi i djegies së dy makinave në Pogradec.
Sipas Policisë, Flamuraj ka porositur zjarrvënien e një mjeti Range Rover tre ditë më parë në Pogradec, si dhe zjarrvënien e një tjetër mjeti në qytet, në dhjetor të vitit 2024.
Burime për mediat bëjnë me dije se, Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.
Po ashtu ai është akuzuar më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.







