Ballina Opinion Detyra re: Llogaridhënie dhe ndryshim

Detyra re: Llogaridhënie dhe ndryshim

58
0

Nga Klevi Elezi

Sali Berisha të japë dorëheqjen. Edi Rama të largohet nga pushteti dhe Shqipëria të hapë një kapitull të ri politik, larg konfliktit të përhershëm mes të njëjtëve emra.

Presidenti i Republikës të dalë nga heshtja dhe të përballet me përgjegjësinë e tij kushtetuese. Kreu i shtetit duhet të dëshmojë se institucionet funksionojnë dhe se Kushtetuta nuk është thjesht një dokument në letër.

Edhe krerët e komuniteteve tona fetare, si zëra me ndikim moral në shoqëri, duhet të ngrenë zërin për paqen, dinjitetin njerëzor, drejtësinë dhe përgjegjësinë e atyre që qeverisin.

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i politikës së vjetër. Shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo interesave të pushtetit.

Ndryshimi kërkon guxim, përgjegjësi dhe veprim qytetar. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të mbahet peng pafundësisht.