Ballina Politika Spahia: Ilir Proda iku, por pyetja është se, kush e solli dhe...

Spahia: Ilir Proda iku, por pyetja është se, kush e solli dhe e mbrojti deri tani

110
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas shkarkimit të Ilir Proda nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar vendimin si pasojë direkte të presionit qytetar dhe protestave të opozitës.

Në një deklaratë publike, Spahia ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike për emërimin dhe mbrojtjen e Prodës në detyrë.

Sipas tij, lëvizjet në institucione ndodhin vetëm nën presionin e qytetarëve, çka sipas Spahisë tregon mungesë përgjegjësie morale nga ana e qeverisë.

Spahia akuzon mazhorancën se sakrifikon individë për të ruajtur sistemin që, sipas tij, është ndërtuar mbi interesa të ngushta pushteti.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

Ilir Proda iku, por pyetja mbetet: Kush e solli? Kush e mbrojti?  Sa të tjerë si ai fshihen pas fasadës së ‘Rilindjes’ institucionale?

Institucionet lëvizin vetëm kur sheshi mbushet. Kjo tregon se ky pushtet nuk ka moral, ka vetëm frikë. Shkarkimi i sotëm është dëshmia e gjallë se presioni qytetar funksionon. Ata lëshojnë ‘koka’ për të shpëtuar veten dhe sistemin që kanë ngritur, por ne njerëzit e lirë të këtij vendi nuk do ndalemi deri në rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë larg kthetrave të krimit.

Çdo hap në shesh është një hap drejt dinjitetit dhe jetës si njerëz të lirë, një hap drejt fitores.

Pamjet e ditëve të fundit treguan se Shqipëria nuk ka vdekur. Protestat e opozitës dhe qëndresa qytetare janë i vetmi ilaç kundër arrogancës që na ka zënë frymën.