Ballina Kronika Betonierja ra nga lartësia/ Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave...

Betonierja ra nga lartësia/ Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i frikshëm në rrethrrotullimin e Saukut

154
0

Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në rrëthrrotullimin e Saukut.

Burime nga spitali i Traumës, konfirmojnë për mediat se ka ndërruar jetë te Trauma personi i dytë që ndodhej në betoniere. Nga informacionet rezulton se është shtetas i huaj.

Ndërkohë një tjetër person, 28 vjeç u plagos nga aksidenti. Një betoniere, u përplas me një makinë dhe më pas ka çarë barrierat dhe ka rënë në autostradë sipër një automjeti tjetër.

Aksidenti rezultoi fatal, duke çuar në 2 nurmin e viktimave.