Ballina Kronika Digjen dy automjete në zonën e skelës në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e...

Digjen dy automjete në zonën e skelës në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

72
0

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në zonën e Skelës, në Vlorë, pak pas mesnate.

Dyshohet se fillimisht i është vënë flaka një automjeti tip “Benz” me targa AB 550 LV, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI.

Forcat zjarrfikëse janë njoftuar nga banorë të zonës dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm.