Klubi i Partizanit ka vendosur që të mos pranojë tifozë të Elbasanit më shumë se kapaciteti i tribunës së kushtuar për tifozeritë mike në “Arenën e Demave” për ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave.
Skuadrat kanë përjetuar një rivalitet të ndezur në këtë sezon dhe gjithçka ka dalë jashtë kontrollit në ndeshjen e parë mes skuadrave në Kupë, ku trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ishte objektiv i vazhdueshëm i fyerjeve nga tribuna. Kjo solli edhe ndërprerjen e ndeshjes, por nuk qetësoi tifozët e Elbasanit të cilët nuk iu bindën as vetë klubit të tyre.
Si rrjedhojë, Partizani ka vendosur që pavarësisht kërkesës së lartë për bileta nga tifozët e Elbasanit, të mos u rezervojë atyre më shumë se rreth 200 që ka tribuna E1 në impiantin e vet. Për më tepër, të kuqtë kanë bërë të ditur se biletat për këtë tribunë do të shiten vetëm në qytetin e Elbasanit, duke mbajtur kështu sa më larg tifozerinë e kësaj skuadre.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
𝐊𝐔𝐏𝐀 𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄̈𝐑𝐈𝐒𝐄̈
NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – AF ELBASANI | TURI 1/4
E MÊRKURË 4 MARS 16:30
“ARENA E DEMAVE”
Ju njoftojmë se për takimin e kthimit të kupës ndaj Elbasanit çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:
Biletat në Tribunën përballë:
E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë
Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë
Saktësojmë se tifozeria mike nga Elbasani do të ketë në dispozicion sektorin e tribunës përballë E1 dhe mund ti sigurojnë biletat e këtij takimi vetëm në qytetin e Elbasanit.
Biletat mund ti gjeni nga dita e martë pranë pikës së shitjes të stadiumit “Air Albania”, 10:00 – 18:00.
Të mërkurën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë stadiumit “Arena e Demave”.







