Nesër do të hapet rruga Elbasan-Pogradec, sipas njoftimit të dhënë nga drejtori i talentuar i rrugëve. Më në fund Shqipëria juglindore u lidh me tokën mëmë pas dy javësh mundi, stresi dhe kosto qindramilionë euro, shteti i kartonit i naltmadhnisë së tij Palloshit të Gjatë ndërtoi një by pass 62 metra. Pas shumë mundimesh, akuzash të ndërsjellta, parada drejtorësh plot justifikime, qeveria legjendare e Palloshit të Gjatë arriti të marrë në kontroll territorin e Republikës, duke i rikthyer lavdinë qeverisjes së tij kleptokrate.
Nesër mësohet se vetë Edi Rama do të shkojë në hapjen e aksit për të inauguruar vajtjen për në Juglindje, ku do të presë shiritin e inaugurimit të aperturës drejt juglindjes, ndërkohë që pasnesër së bashku me Belën do të dalë nga krahu tjetër me helikopter në Pogradec dhe do të presë shiritin e hapjes së rrugës nga juglindja drejt atdheut të tyre. Më në fund justifikimet e Amit për mbushje të malit me ujë dhe shëmbjes së urës nga rrëshqitja e dherave nuk do i dëgjojë më kush dhe qytetarët do i rikthehen jetës. Falë Palloshit të Gjatë, Shqipëria u lidh në një të vetme duke i dhënë fund ndasive veri jug, dashtë zoti nuk na dërgon ndonjë raketë Irani pas luftës që i hapi lideri ynë suprem.







