Ballina Politika DURRES/ Lleshi denoncon: Ndihmat shkuan vetëm për socialistët, projekt i fshehur për...

DURRES/ Lleshi denoncon: Ndihmat shkuan vetëm për socialistët, projekt i fshehur për prishjen e ish zonës së Kënetës

316
0

Në turin e rradhës të Foltores së PD-së, të zhvilluar sot në Durrës, mbajti fjalën e tij edhe Drejtuesi i Grup Seksionit në Durrës të ri, Frrok Lleshi, i cili u shpreh se ndihmat pas tërmeteve dhe përmbytjeve janë shpërndarë në mënyrë selektive, duke favorizuar vetëm mbështetësit e Partisë Socialiste.

Ai akuzoi qeverinë për një model diskriminues, duke përdorur lista patronazhistësh për të përfituar politikisht nga fatkeqësitë natyrore, dhe kërkoi ristrukturim të brendshëm të PD-së për të rritur autoritetin dhe përfshirjen në institucione.

Në fund, Lleshi ngriti alarmin për një projekt të fshehur për prishjen e Kënetës, duke kërkuar rishikimin e tij me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.

Fjala e tij:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të gjithëve. Përshëndetje, doktor Berisha. Salla flet vetë. Misioni historik i doktor Berishës është i jashtëzakonshëm, është i madh. Por edhe qëndresa jonë është e fortë, e vazhdueshme, dhe misioni është gjithmonë në forcën e duhur.

Në emër të dy grup-seksioneve do të thoja, sova, ose do të informoja edhe doktor Berishën që puna jonë ka qenë sistematike, ka qenë me objektiva, ka qenë e vazhdueshme. Gjithmonë ne kemi qëndruar në krye të detyrave me korrektesën më të madhe. Prandaj, gjatë gjithë fushatave, në këtë zonë, në ish-Kënetë, pikërisht ku janë edhe dy grup-seksionet një grup-seksion kemi qenë dikur do të informoj që ne nuk kemi humbur asnjëherë. Kjo ka qenë një arritje në saje të forcës.

Natyrisht që këtu nuk ka munguar as shpirti luftarak, as forca, as mendja, as korrektesa, as trimëria, as qëndresa, sepse, do themi, edhe si zonë, shpeshherë në raport me pushtetin vendor që ka mbi 25 vite dhe pushtetin qendror, kemi qenë ndoshta i kemi pasur edhe si kundërshtarë, jo të mirëfilltë, por gjithmonë në shumë aspekte.

Mjafton që të bëj një pyetje: Shikoji, që ra tërmeti, shtëpitë e kujt u prishën? U prishën shtëpitë e të majtëve. Domethënë, nënteksti nënkuptohet, që vetëm ata morën ndihma, morën ndërtime. U përmbytëm katër herë. Përsëri, gjatë kësaj kohe, shtëpitë e kujt u përmbytën? U përmbytën pikërisht shtëpitë e atyre që janë të majtë.

Çfarë ndodh këtu? Gjithmonë ata kanë mbështetjen, kanë përkrahjen. Një pushtet i njëanshëm. Ne nuk e kemi bërë diçka të tillë. Është një lloj sikur në profesionin tim unë jam mësues të klasifikoj, të ndaj: këta nxënës janë të majtë, këta janë të djathtë. Kjo është pjesë e injorancës. Kjo, me të gjithë mend, tregon një prapambetje të theksuar.

Prandaj, një raport i tillë me pushtetin ka qenë gjithmonë inekzistent për ne vetë. Domethënë, ne kemi qenë gjithmonë të disfavorshëm. Pra, asnjë ndihmë, asgjë. Çdo gjë është bërë vetëm për fushatë.

Ja, për shembull, do të marr edhe një rast; meqë na ra shorti, ndoshta fola një çikë gjatë. Shikoji ndihmat që u morën. Shkova një ditë vetëm, i pashë ato lista, jo se kishim nevojë, edhe ato sepse nuk kemi ngelur pa ato. Megjithatë, aty shikoja që ishin lista që janë përdorur në fushatën e 11 Majit. Domethënë, ishin lista me të vërtetë të atyre që merrnin informacion nga patronazhistët. Pra, shikoni sa të njëanshëm janë.

Tani, unë mendoj që është momenti, kam dy gjëra. Unë kam një mendim, zoti Berisha. Duke qenë që edhe ana demografike, unë mendoj që nganjëherë edhe strukturat e PD-së mbase mund të jenë një çikë më elastike, më të lëvizshme, mund të ndërtohen mbase edhe me nën-degë. Pra, mund të shtojmë diçka, sepse rrisim edhe raportin, por rrisim edhe autoritetin, dhe probabiliteti kërkon që të kemi më shumë përfshirje në institucione. Ndërtohen edhe raporte më të drejta ose një marrëdhënie e drejtë me mjedisin.

Problemi i fundit që kam, sepse nuk do të flas shumë, kam edhe probleme, sepse ekziston një projekt i fshehur për prishjen e Kënetës, faktikisht. Unë bile i kemi me disa firma, edhe unë e jap domethënë, duke folur gjithmonë në anën, gjithmonë duke folur edhe në emër të banorëve dhe të gjithë demokratëve mendoj që ky projekt, ose këto gjëra, të rishikohen me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.

E fundit që do ta mbyll është, përsëri ju uroj, zoti Berisha, forcë, shëndet. 13 kilometrat që bëri pikërisht me datën 28 janë të vështira edhe për brezin e ri, edhe duke i bërë si ai alpinisti që përballon vështirësitë –domethënë ujin, gazin, trysninë, presionin të gjitha i përballoi. Kjo tregon forcën.

Edhe i ngjan pikërisht. Do ta mbyll me atë që thotë Gëte i madh: “Lavdia asgjë, veprimi gjithçka.” Veprimi është forcë; është jeta e PD-së.