Ballina Opinion Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!

Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!

93
0

Nga Agron Gjekmarkaj 

Çdo demokraci është një ekuilibër i brishtë midis pushtetit dhe përgjegjësisë, midis autoritetit dhe lirisë së individit.

Historia ka treguar se demokracite pergjithesisht nuk rrëzohen nga armiku i jashtëm, por ato brehen së brendshmi nga joshja, verbërimi e shurdhimi prej parasë e privilegjeve, konformizmi, pershtatja, servilizmi , korrupsioni , krimi dhe frika!

Korrupsioni banalizon natyren e saj!

Krimi ve ne diskutim ekzistencen e saj!

Ligji i denatyruar shnderrohet ne llastik te mbathurash sipas barkut te kantidatit per autokrat!

Askush nuk ka para mjaftueshem sa te bleje te shkuaren e vet, e cila e ndjek si hije, ajo te kushtezon te tashmen dhe te ardhmen!

Kryeministri Edi Rama, i shtrenguar nga rrethanat dhe nga diktati i ish zevendeses se vet , na dhuroi nje riformatim tragji-komik te qeverise, nje ekzekutiv fantazmë, pa fytyrë dhe pa vizion.

Tragjike sepse Kryeministri nuk eshte i lire, tragjike frika e tij, tragjik guximi qe i vjen prej saj!

Tragjike kotesia profesionale dhe politike e ketyre individeve!

Gjithcka eshte e tille pos perpjekjes tuaj per ti mbrojtur! Ajo është edhe komike.

Shtatë lëvizje brenda saj jane një përzierje për mbijetesë personale.

*Ministrat që vijnë apo ata e ato që ndërrohen dhe që rrijnë me fytyra herë të qeshura si kukulla e herë të zymta e të ngurosura, nuk e di pse më duken të gjithë njëlloj, madje me të njëjtin emër!

Figura pa individualitet dhe pa personalitet politik dominojnë sot qeverine e PS!

Nga “dyqind petritat” e vitit 2013 ka mbetur vetem një zonje e trishte, qe duket sikur me zemer te ngrire pret katil haberre dhe sheh filxhan duke pritur sikter kafene!

PS duhej te sillej si aset kombetar, nderkohe qe po shnderrohet ne rrezik kombetar, duke penguar drejtesine me puç kartoni, duke promovuar vazhdimesine korruptive si pengese per * SPAK-un, duke minuar endrren shekullore, integrimin europian!

Në këtë revansh, në kete regres, në kete turravrap mazhoranca socialiste propozon njeanshem nje tjeter ndryshim Rregulloreje, pasi pak kohe me pare po njeanshem e shnderroi ate ne nje kasaphane politike ku pezullohen me 3 muaj mandatet e deputeteve!

Tani ju e keni problemin me fjalen dhe te verteten !!

U keni shpallur lufte atyre! Gjykuar nga dialektika, eshte metafizike, gjykuar nga kultura popullore, eshte lufte me mullinjet e eres!

Ju kerkoni qe fjala e deputetëve te reduktohet nga 10 minuta në 5.

Ju synoni shnderrimin e Kuvendit në një teatër formal, ku debatet, kritikat dhe lufta politike degradohen! Raportimi i institucioneve zhvendoset nga seanca plenare në një komision të mbyllur , duke futur gjithçka në errësirë dhe fshehtësi.

Ky eshte sulm frontal ndaj transparences, sulm ndaj qytetarve qe perfaqesojme sepse rruget tuaja po shemben, portet po sekuestrohen nga Spak, aeroportet dhe Akshi gjithashtu! Çfare u mbetet ju ? Edi Rama prej kohesh e ka snobuar, relativizuar, fyer parlamentin dhe nuk e di ne eshte ai arkitekti i rregullores se re apo ndonje qehaja qe do t’i gjindet dhe te beje si i domosdoshem per te ne keto ore te veshtira!?

Atehere perfitoj nga rast t’ju bej disa propozime publike per Rregulloren e re se mbase ju bejne pune! Kur qeveria hyn ne salle, deputet ngrihen ne kembe dhe perkulen lehte ne shenje nderimi!
Kur ne salle vjen Kryeministri, bien daullet, nje deputet i opozites i dhuron nje buqete me lule, i çon dhe nje kafe pa sheqer!

Kur flet ai, nje duartrokitje e gjate dhe e ngrohte pese minuta, e shoqeruar ne mbyllje nga renia e gongut, dhe e monitoruar nga Kryetari i Kuvendit! Kur flasin ministrat, duartrokitja zgjat dy minuta e monitoruar nga zevendes Kryetarja dhe nuk ka gong.

Kur qeveria eshte e gezuar deputetet, duhet te buzeqeshin, kur eshte e ngrysur duhet te heshtin!
Në cdo rast, shamia e loteve duhet te jete ne xhepin e djathte dhe damixhana e lotëve ne krye te krahut te majte te salles.
Kush fshin qyrrat denohet me 30 dite, kush teshtin me 60!

Te ngrihet nje komison i virtytit kunder vesit, i kryesuar nga mazhoranca!
Kush se pohon sa mire jetojme – kopaniset !

Kuvendi mblidhet nje here ne gjashte muaj, ne fillim vjeshte, kur vilet bereqeti e fund pranvere, para se te behen gati plazhet.

Kryetaret e grupeve parlamentare bejne nje temena dhe nje pershendetje, pyesin Kryeministrin dhe ministrat si jane me shendet, a jane lodhur e merzitur shume nga ky qafir milet, pas pergjigjeve te tyre seanca mbyllet dhe më të besuarit shperndajnë llokume me tabaka !!!

Historia e Shqipërisë ka treguar shpesh se individë të dobët mund të ndajnë vendin nga Europa, por qytetarët janë forca që mund të mbajnë gjallë pluralizmin.

Nëse shqiptarët zgjedhin të qëndrojnë dhe të përballen, demokracia do të mbijetoje.

Nëse ikin të dëshpëruar, ajo vdes, dhe vendin e saj e zë farsa tekësa politika shnderrohet ne xhungel!

Per nje moment supozojme se ju e shuani opoziten dhe opozitarizmin, pa e kuptuar qe opozita eshte garancia me e madhe e lirive tuaja, e sigurise suaj edhe personale, e dinjitetit tuaj si individe, i familjeve tuaja!

Dobësimi dhe asgjesimi i saj ju kthen ju ne numera, u jep ju vetem nje mundesi, te tregoni zell, te vraponi per tu servilosur, te shtireni, te beni hosana, por cdo dite do jeni ne fije te perit, sepse nuk do jete Rregullorja, as Kushtetuta, as institucionet qe do jene garanti juaj por humoret dhe emocionet e nje individi, kulti i te cilit i ve themelet tek strukja dhe frika juaj, pastaj do perfundoni te thoni allahile ça ka beu qe nuk po me rreh sot a thua i ka mbete hatri!

Ju kthen atje ku ishit para se Partia Demokratike te shfaqej ne skenen e historise!

Ky është paralajmërim për të gjithë ne!

Pjesëmarrja qytetare dhe guximi për të folur janë shpresa e vetme për një Shqipëri normale.

Vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila e shpalli te paligjshem arrestimin e Sali Berisha tregon përdorimin e drejtësisë kundër opozites gjate vitit elektoral por edhe shtetin me dy standarte ne te cilin jetojme!

Rregulloret e njëpasnjëshme, heshtja e imponuar dhe depersonalizimi nuk janë thjesht aksidente por shenja te katastrofes

Mbipushteti nuk është problem i opozitës vetëm; mbipushteti shtyp çdo qytetar dhe shkatërron shpresën për një të tashme e te ardhme siç kjo shoqeri e meriton!

Mbipushteti duhet të ndalet para se të shkatërrojë gjithçka.

Vetëm opozita dhe qytetarët e guximshëm mund ta mbajnë vendin larg honeve së errësirës.

Kur njerëzit ndalojnë së foluri dhe heshtin para padrejtësisë, liria vdes ngadalë. Opozita e Shqiperise nuk i trembet asnje sakrifice qe ky projekt ogurzi te mos realizohet !!