Qytetarë protestues në Divjakë, të paktë në numër çdo ditë kërkojnë që qeverria të mos aplikojë projektin e reformës administrative territoriale që e shkrin Divjakën me Lushnjën.
Jo vetëm humbja e institucioneve në Divjakë, por edhe eleminimi i identitetit të qytetit të formuar këto tre dekadat e fundit vazhdon të mbajë në shesh qytetarë qëndrestarë.
Ndonëse ndërhyrjet dhe shantazhet e kërcënimet kanë bërë të vetën që numri i protestuesve të bjerë, sërish sheshi i qytetit jehon nga thirrjet ‘Divjaka bashki’.
Në fund qytetarët protestues vijuan me marshimin në rrugët e qytetit, me kërkesën e tyre që Divjaka të mbetet bashki.







