Ballina Politika Maratona e gjatë e servilizmit dhe një finish pa duartrokitje për Elisa...

Maratona e gjatë e servilizmit dhe një finish pa duartrokitje për Elisa Spiropalin në Ministrinë e Jashtme

143
0

Elisa Spiropali duket seriozisht e indinjuar me Skënderbeun e saj. Nëse në çdo ministri stafeta kaloi me ceremoni zyrtare nga ato që jemi mësuar të shohim gjithmonë, në Ministrinë e Jashtme kjo nuk ka ndodhur. Në faqen zyrtare të ministrisë, fotoja e parë e Ferit Hoxhës si drejtues është me stafin e ministrisë. Asnjë shtrëngim duarsh me paraardhësen dhe asnjë ceremoni modeste për të kaluar stafetën.

Me gjasë e mërzitur nga lëvizja e saj dhe nga parashkrimi i fatit nga Sali Berisha, ish-ministrja Elisa Spiropali nuk e ka përballuar dot presionin dhe inatin.

Epo dikush duhet t’i thotë ministres se politika është maratonë dhe jo garë e shkurtër ku mendon se ke fitoren në xhep vetëm sepse i shërben Edi Ramës. Ka kaq shumë në garë për t’iu servilosur shefit të madh dhe kaq shumë intriga, sa të duhet të kesh stomak të madh për të përballuar edhe kundërshtarin politik, edhe “armikun e brendshëm” të partisë.

Dhe Elisa ka treguar në fakt se ka stomak shumë të madh për servilizma dhe lepirje. Deri në momentin kur e kuptoi se ato nuk të hyjnë gjithmonë në punë, për sa kohë ka të tjerë më të zotë për këtë.