Mëngjesin e kësaj të shtune SPAK, BKH, të mbështetur nga policia e shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e ujit të ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë.
Detajet e operacionit të SPAK zbulojnë se grupi kriminal i Hajrullës është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian.
Hetimet janë bazuar në komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore.
Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të procedimit penal 152 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme po heton veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 13, datë 5.3.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë.
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit për 3 shtetas, një prej të cilëve ndodhet aktualisht i arrestuar në Zvicër. Vijon puna për kapjen dhe ekzekutimin e masave të sigurimit për 5 persona të tjerë.
Shtetasi R.K., oficer policie dhe F.P., alias F.S., alias F.M., alias F.S. janë lënë në burg, ndërsa shtetasi, H.M. është arrestuar në Zvicër.
Për interes të këtij hetimi, SPAK ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollet ndaj personave të dyshuar, disa banesave dhe automjeteve të cilat janë ende në vijim.
Gjatë hetimit të këtij procedimi janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:
Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerën të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.
Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Përfshirja e oficerit të policisë
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:
Ky operacion është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Prokuroria e Posaçme falenderon hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për mbështetjen gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.







