Ballina Politika Imuniteti i ish-zv.kryeministres/ Gazment Bardhi takohet me ambasadorin e Spanjës: Rikonfirmova mbështetjen,...

Imuniteti i ish-zv.kryeministres/ Gazment Bardhi takohet me ambasadorin e Spanjës: Rikonfirmova mbështetjen, çështja Balluku është një test kritik për Shqipërinë

177
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi takon Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri.

Reagimi;

Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, ku bashkërisht vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në disa fusha.

E falenderova Ambasadorin për mbështetjen që Spanja i jep vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian, por theksova shqetësimin e opozitës se në themel të këtij procesi duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes.

Rikonfirmova mbështetjen për qëndrimin publik të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian z. McAllister se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.”.

Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve.