Ballina Sport CR7 të Chelsea? Kjo është përgjigja e ekspertit të transferimeve

CR7 të Chelsea? Kjo është përgjigja e ekspertit të transferimeve

110
0

Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë zërat që lidhin Cristiano Ronaldon me një kalim të mundshëm te Chelsea.

Romano këto lajme i ka quajtur të rreme.

Ditëve të fundit në mediat angleze kanë qarkulluar spekulime për një transferim të mundshëm të sulmuesit portugez te klubi londinez.

Megjithatë, Romano thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto pretendime.

“Shumë njerëz më kanë pyetur ditët e fundit për këto raportime që qarkulluan në Angli, por këto janë plotësisht lajme të rreme. Nuk ka asgjë mes Cristiano Ronaldos dhe Chelseat”, ka thënë Romano për mediet e huaja.

Ai mendon se një transferim i tillë do të ishte i pamundur.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore është politika aktuale e Chelseat, ku klubi po fokusohet kryesisht te transferimi i lojtarëve shumë të rinj, zakonisht adoleshentë ose futbollistë në fillim të të njëzetave.

Në këtë kontekst, një lëvizje për një lojtar 41-vjeçar do të ishte në kundërshtim me strategjinë aktuale të klubit londinez.