Ballina Politika Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër shoqërohet...

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër shoqërohet me përplasje fizike mes anëtarëve

97
0

Mbledhja e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në selinë e PD në Shkodër, e thirrur për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës lokale, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të pranishëm.

Mësohet se vendimi i selisë qendrore për të konfirmuar vetëm dy kandidatë, ndërkohë që lista e propozuar nga baza kishte përfshirë më shumë emra, ka nxitur debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar këtë vendim, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Sipas të njëjtave burime, përplasjet verbale mes pjesëmarrësve janë përshkallëzuar më pas në incidente fizike dhe shkëmbim fyerjesh mes disa anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë ka bërë të mundur qetësimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Zgjedhjet për kreun e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër pritet të zhvillohen më 15 mars.