Disfata e Atalantës ndaj Bayern është thuajse një sentencë në lidhje me shpresat e italianëve. Duhet një fitore e dyfishtë e Romës, Bolonjës dhe Fiorentinës.
Humbja e thellë e Atalantës kundër Bayern në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League mund të ketë “firmosur” daljen e Italisë nga gara për të pasur një skuadër të 5-të edicionin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Me Anglinë që e ka siguruar matematikisht një vend më shumë, distanca mes Italisë dhe Gjermanisë, aktualisht në vend të 2-të në renditjen e UEFA-s, i fundit që vlen për ‘extra team’, është dyfishuar. Nga 214 pikë ka kaluar në 500 pikë.
Dhe situata mund të përkeqësohet, nëse Roma, Bolonja dhe Fiorentina, që janë ende në garë në Europa League dhe Conference League, nuk shkojnë deri në fund.
Pas Anglisë, tashmë e sigurt me 22.402 pikë, vijnë me radhë Gjermania, Spanja dhe Italia.
Të gjitha afër, por me skuadrat gjermane dhe spanjolle të destinuara për të bërë më shumë rrugë nga këtu e deri në fund të sezonit.
Realisht, edhe këtë vit do të jetë vendi i 4-t në Serie A i fundit që vlen për të luajtur në Champions League edicionin tjetër.
Renditja e UEFA-s:
1) Anglia 22.402 pikë
2) Gjermania 17.857
3) Spanja 17.781
4) Italia 17.357
5) Portugalia 16.600
6) Polonia 15.250
7) Franca 14.964
8) Greqia 12.900
9) Qipro 11.906
10) Danimarka 11.750







